Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 vjetëve


14/09/2018

Nga sot, në këtë klinikë do të ofrohen të gjitha shërbimet diagnostike për fëmijët pasi që aty ka nisur të punohet me ultrazërin e ri. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili. 

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vjet, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mundë t’i marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve!” ka shkruar ministri Ismaili.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart