Kështu mund ta shpëtoni veturën tuaj nga acari


11/01/2019

Kur dilni nga shtëpia herët në mëngjes, ekziston mundësia që vetura të mos ju ndizet, të ketë ngrirë apo edhe të mos ju hapen dyert për shkak të shtresës së akullt. Për të shmangur të gjitha këto, ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme, transmeton RTK.

Mos harroni gjithashtu që ujin e makinës ta keni të përzier 50% me solucion anti-ngrirje. Mungesa e saj bën që uji në motor të ngrijë duke iu shkaktuar dëme të mëdha. Kontrolloni edhe lëngjet e tjera të automjetit, siç janë faji i frenave dhe vaji i sistemit hidraulik të timonit.

Kontrolloni dritat e veturës tuaj dhe pastroni fenerët për një shikim sa më optimal.

Spërkatni me solucion gominat e dyerve. Në temperatura të ulëta, gominat kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën duke mos lejuar në këtë mënyrë që ju të hapni derën. Po kështu, spërkatni me solucion edhe dorezat e dyerve për të mos ngrirë në këto ditë të acarta.

Një tjetër këshillë e ekspertëve është që makina të qëndrojë e mbyllur në garazh kur temperaturat janë disa gradë nën zero.

E rëndësishme është që të mos lini brenda makinës rroba apo sende të tjera të lagura, pasi gjatë natës uji do të kondesohet në dritaret e automjetit tuaj.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, mos harroni që të mbani në bagazh gjithmonë kutinë me mjetet e emergjencës dhe të vendosni goma dimërore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart