Kërcënoi deputetët përmes fejsbukut, shkupjani fitoi padi penale


10/01/2019

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për shkak të postimit të shpërndarë nga ana e B.B. (49) nga Shkupi, me të cilin ka shkaktuar rrezikim të sigurisë së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për shkak të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik gjegjësisht përmes dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 144 “Rrezikim i sigurisë” de sipas nenit 394-g “Përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” nga Kodi penal i RM-së.

Me urdhër të Prokurorisë Publike Shkup B.B. dje është thirrur në bisedë zyrtare në komesariat, ndërsa janë sekuestruar edhe sende me qëllim të grumbullimit të dëshmive.

Pas dokumentimit të rastit, kundër B.B. do të ngrihet kallëzim penal.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart