Haradinaj nuk flet për mosdekretimin e Gent Cakajt, thotë se Metën e ka shumë mik


11/01/2019

Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë mosdekretimin e Gent Cakajt për ministër për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë dhjetorit bëri disa reformime në kabinetin e tij dhe vendosi që Cakajn dhe Besa Shahinin nga Kosova, t’i ngrejë në detyrë. Ata ishin zëvendësministra në Qeverinë Rama, dhe kryeministri vendosi t’i bëjë ministra.

Meta dekretoi Besa Shahinin si ministre të Arsimit, por refuzoi ta dekretonte Cakajn si kryediplomat. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Sipas Metës, qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart