Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Ta jap karrigen time, çoje në shtëpi


09/10/2018

Thaçi ka thënë, në një konferencë, një ditë më parë, se “kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën.

“Tek e fundit”, ka thënë Thaçi, “pozitat tona nuk janë të përhershme, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vijnë, gjithsesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”.

Haradinaj, gjatë një paraqitjeje në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi “nuk e ka gjetur njeriun për të folur me këtë gjuhë”.

“Sa i përket karrigeve, kush të ka qejf ia jap timen me vete. Nëse do le ta çojë në shtëpi, apo ku të dojë”, ka deklaruar ai.

“Unë njëherë e kam marrë me vete në Hagë, e di si është ta lëshoj karrigen”, ka thënë Haradinaj.

“Jam mësuar t’i lëshoj, se kam asnjë problem. Kur e kam lëshuar më herët, kam shkuar në burg. Tash jam këtu, kah Kosova”, është shprehur shefi i ekzekutivit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart