Hahn përsëri në Kosovë, do të takohet vetëm me Ramush Haradinajn


17/01/2019

Hahn vazhdimisht edhe me deklarata nga Brukseli ka bërë thirrje që Qeveria e Haradinajt ta heqë këtë vendim, megjithatë një kërkesë e tillë ka hasur në vesh të shurdhër.

E për këtë çështje Hahn sot do të vizitojë përsëri Kosovën, e sipas agjendës zyrtare ai do të takohet vetëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Ky takim ndërmjet tij dhe Haradinajt do të mbahet në orën 16 e 30 në zyrën e kryeministrit.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se në këtë takim do të diskutohet agjenda evropiane e Republikës së Kosovës.

Kërkesë të njëjtë për heqjen e taksës kanë pasur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithatë kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se pa një marrëveshje finale Kosovë-Serbi që rezultat do të kishte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia taksa nuk do të hiqet.

Ndërkohë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas këtij takimi, ku kërkesë kryesore e Hahnit pritet të jetë heqja e taksës. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart