Gruaja 70-vjeçare vdes pas rënies nga kati i katërt në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje


10/02/2019

Ajo ka rënë në beton dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ka thënë për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.  

Bëhet fjalë për një grua të moshës 70-vjecare.

Sipas informatave fillestare thuhet se viktima ka shkuar për ta vizituar vëllain e saj dhe nga banesa e tij ka kërcyer.

Dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, por hetimet e mëtutjeshme do t’i vërtetojnë shkaqet e një veprimi të tillë.

Viktima quhej S.M. Pas vetes i ka lënë tri letra, të cilat po i hetohen nga Prokuroria, ka bërë të ditur Beka. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart