Gjenerali amerikan anuloi vizitën në Kosovë për shkak të taksës


12/02/2019

Një zëdhënës në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë konfirmoi më 11 shkurt se vizita e gjeneralmajorit Timothy Orr u anulua “për shkak të tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”.

Zëdhënësi shtoi se Ambasada nuk kishte asnjë koment për vizitat e mëtejshme apo trajnimet e planifikuara.

Nga ana tjetër komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rahman Rama, tha se është njoftuar që vizita është anuluar dhe ky më pas ka informuar presidentin Hashim Thaçi në një letër që ia dërgoi.

“Kjo është pasojë e tarifave të vendosura ndaj Serbisë, që nxiti vendimin e qeverisë së SHBA-së për anulimin e vizitës”, tha Rama për RFE.

Orr ishte planifikuar të vinte për një vizitë treditore më 16 shkurt gjatë festimeve për ditëlindjen e 11-të të Kosovës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart