Emocionuese: Momenti kur hoxha dëgjoi zërin e Amsera Rekës nën gërmadha


12/02/2019

Por është një moment trishtimi se si hoxha i fshatit e përshkruan ngjarjen kur gjatë kërkimit të të mbijetuarve, e kishte dëgjuar zërin e një fëmije.

Hoxha insistonte se familja Reka i kishte katër anëtarë të familjes dhe kërkonte që të vazhdojnë kërkimet edhe për vajzën. Amsera Reka e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.

Amsera momentalisht jeton në Itali te disa të afërm të saj. 

Për më tepër, sot u bënë shtatë vjet nga tragjedia në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit.

Orteku i borës kishte mbuluar disa shtëpi të familjes Reka, më 11 shkurt 2012, ku ua mori jetën 10 anëtarëve të kësaj familjeje, ndërsa vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

Amsera ishte zhvendosur fillimisht te të afërmit e saj në Prizren. Në ditët e para pas tragjedisë, tashmë ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë eurosh. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan po ashtu dhjetëra shtëpi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart