​ Egjipti me projektligj për ndalimin e burkës


08/11/2018

Burka, e përdorur kryesisht në kulturat islame, është vela që mbulon tërë fytyrën e një gruaje, përveç syve.

Të shtunën, deputetja Ghada Ajami paraqiti një projektligj në parlamentin egjiptian duke kërkuar një gjobë prej 56 dollarë për gratë që sfidojnë ndalimin e propozuar.

Gjoba do të dyfishohet për shkelëset e përsëritura.

Ajami theksoi në shtyp se qëllimi i projekt-ligjit është “të mbështesë përpjekjet e shtetit në luftën kundër terrorizmit”.

Në projekligj thuhet se burka do të ndalohej në hapësirat publike egjiptiane “në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.

Hapësira publike do të përfshijnë, ndër të tjera, spitale, klinika shëndetësore, shkolla, kinema, teatro, biblioteka publike, muzeume dhe ndërtesa qeveritare.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart