Edi Rama e pranon që ka punuar fshehtë me Vuçiqin për ndryshim kufijsh, citon edhe Rugovën


20/09/2018

Edhe pse u tregua i kujdesshëm të mos shprehte asnjë qëndrim përfundimtar zyrtar, kryeministri nuk e përjashtoi si zgjedhje të problemit idenë e shkëmbimit të territoreve.

Por këtë ide nuk e prezantoi si qëndrim të tij, por e hodhi për debat duke cituar deklarata të Ibrahim Rugovës dhe Rexhep Qosjes.

“Ndarje te Kosoves jo, këmbim territoresh po, e ka thënë Rugova jo unë”, tha Edi Rama.

Kryeministri u shpreh se ai personalisht nuk e di se cila është zgjidhja më e mirë, por shtoi se sot Kosova, në këtë situatë nuk është në nivelin që duhet të ishte për të ardhmen e saj.

I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçicit, Rama u shpreh?

“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë patur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart