Dobruna flet pas 6 orëve intervistim nga Gjykata Speciale


13/12/2018

Ekipi i Televizionit 7 ka qëndruar para selisë së Dhomave të Specializuara në Kosovë, ku është intervistuar për gjashtë orë. Ai ka thënë se e kanë pyetur për veprimtarinë e tij në krye të gjykatës së UÇK-së. 

“Veprimtaria e Gjykatës ka qenë shumë e shkurt. Prej 16 dhjetorit deri në fund të janarit”, ka thënë Dobruna pasi ka dalë në orët e mbrëmjes nga kjo zyrë.

Nuk ka treguar nëse është intervistuar si dëshmitar apo i dyshimtë, raprton Gazeta Express. Tha se kjo nuk iu është specifikuar. 

Ai ka thënë se është paraqitur me vetëdëshirë dhe do të vazhdojë të shkojë sa herë që e thërrasin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Secili e ka për vete. Sipas mendimit tem, duhet me shku edhe me vërtetu pastërtinë e luftës”, ka thënë Dobruna.

Ai ka konfirmuar se do të paraqitet nesër dhe pasnesër në zyrën e Dhomave të Specializuar në Kosovë. 

Sokol Dobruna kishte konfirmuar të hënën për emisionin “Pressing” në T7, se është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Vetëm pak ditë më herët, Gazeta Express kishte raportuar se një profil të lartë të UCK-së ishte thirrur nga Haga, duke ju referuar Dobrunës.  /Express/

GJYKATA SPECIALE DRIDH KOSOVËN – 10.12.2018

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart