"Danas"-i serb: SHBA-ja e mbështet shkëmbimin e Leposaviqit me Preshevën


12/02/2019

Në një artikull të botuar më 12 shkurt në Danas, media që ia bën opozitën presidentit serb, Aleksadander Vuçiq, ka shkruar rreth një plani, që sipas burimeve të saj, e ka SHBA-ja për t’u arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.

“Danas” shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit. Kjo pasi gazeta thotë se Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte  Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanocit”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, thuhet më tej në artikull. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart