Çifti japonez ofron këshilla për hajnat që ia vodhën drurin 400-vjeçar


12/02/2019

Fuyumi Imura dhe bashkëshorti i saj, Seiji, të cilët jetojnë afër Tokios, e kanë publikuar një shkrim në rrjetet sociale, përmes së cilit kanë treguar se sa të rëndësishëm kanë qenë për ta drunjtë e vjedhur nga hajnat.

“I kemi trajtuar këta drunj sikur fëmijët tanë. Nuk kemi fjalë për t’i përshkruar ndjenjat. Është njësoj sikur të na jenë këputur gjymtyrët”, ka thënë zonja Imura.

Besohet se vjedhja e drunjve është kryer nga persona profesionistë. Në mesin e tre mijë drunjve që ndodheshin në kopshtin e këtij çifti, hajnat i vodhën vetëm shtatë drunj, përfshirë një dru të veçantë, i cili është 400 vjet i vjetër.

Druri i llojit “Bonsai” është dru shumë i kërkuar nga kopshtarët japonezë prej kohës kur ishte sjellur në Japoni për herë të parë nga Kina në shekullin e gjashtë. Ky dru përdoret edhe për zbukurimin e hapësirave të brendshme, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart