Berisha: Më përpara e takoj një serb sesa Thaçin


05/12/2018

Berisha ka vlerësuar në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka deklaruar në T7 se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart