Bënte shantazh me video intime, e dashura e futbollistit përfundon në polici


12/02/2019

31-vjeçarja ka përfunduar në polici pasi ishte duke shantazhuar modelen Juliana Godard dhe i kërkonte asaj një shumë të konsiderueshme parash, në mënyrë që të mos e publikonte një video intime të sajën.

Por, amerikania e ka denoncuar këtë rast në polici dhe së bashku me forcat e rendit kanë përgatitur një kurth për të dashurën e futbollistit.

Në vend se të shkonte Juliana, në vendtakim ka mbërritur policia që ka bërë të mundur ndalimin Henka dhe tashmë ajo pritet të dalë para gjyqit për t’u njohur me dënimin.

Kujtojmë që çifti Orier dhe Voigut kanë pasur shpesh probleme me policinë, pasi vetëm para pak javësh ajo e denoncoi lojtarin për dhunë në familje.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart