Arrestohet një person për fajde në Prishtinë


12/02/2019

“Pas raportimit të rastit me datën 27.11.2018 në stacionin policor, rasti është vazhduar të hetohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtinë, me ç’rast është kuptuar se i dyshuari ia ka dhënë rreth 20,000.00€ (njëzet mijë euro) viktimës në cilësi të fajdesë.Viktima të dyshuarit është detyruar t’ia kthejë rreth 40,000.00€, duke përfshirë edhe një veturë dhe një shtëpi, për të cilën viktimës ia ka llogaritur një pjesë të borxhit në emër të fajdesë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje është theksuar se për rastin në fjalë, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka marrë veprime ligjore konform urdhëresave të lëshuara nga gjykata kompetente, kundër të dyshuarit të rastit në fjalë, ku fillimisht i është bastisur shtëpia e banimit, me ç’rast gjatë bastisjes kanë hasur dokumentacion që ndërlidhet me rastin.

Dokumentacioni është sekuestruar përkohësisht, duke përfshirë edhe një laptop (kompjuter) dhe telefoni personal i të dyshuarit, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në Forenzikë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart