Aktakuzë për gjilanasin që shiti veturën e marrë me qira


11/01/2019

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.H., më 12 dhjetor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka mashtruar të dëmtuarin E.H., në atë mënyrë që nga ai, në periudhën kohore prej datës 02 nëntor – 12 dhjetor 2018, ka marrë me qira veturën e markës Golf 6, ku pas skadimit të kontratës, nuk e ka kthyer fare veturën, por të njëjtën ia ka shitur të dëmtuarit B.S.në Ferizaj, në shumë prej 7,400 euro, duke i premtuar që pas dy jave do t’ia bënte transferin e dokumenteve të veturës dhe pasi ka pranuar paratë, më nuk iu është lajmëruar asnjëherë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të sipërshënuar.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart