​Abuzim seksual me të miturën, një i arrestuar në Pejë


11/02/2019

Në Pejë, policia arrestoi një mashkull të komunitetit rom pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një femër të mitur nga po i njëjti komunitet.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Rom, pasi i njëjti duke i premtuar martesë kishte keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/rome (e mitur). I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart