A do të ndalë Thaçi rezolutën e PSD’së përmes PDK’së? Flet Molliqaj


05/12/2018

Molliqaj është pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, nëse Partia Demokratike e Kosovës mund të mos e mbështesë nismën e PSD’së, që do t’ia zvogëlonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, rolin në dialogun me Serbinë.

“Roli i Thaçit në PDK është i jashtëzakonshëm”, është shprehur Molliqaj. “Thaçi ka ndikim të jashtëzakonshëm në PDK”, ka nënvizuar ai, teksa ka thënë se s’mund të spekulojë për gjëra të tjera.

“Rezolutën duhet të na votojë ose PDK, ose LDK, apo VV”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se pa e pasur votën e këtyre partive nuk do të qitet në votim Rezoluta. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart