74-vjetori i gazetës “Rilindja”


12/02/2019

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dalë si e përditshme.

Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Një pjesë e stafit të kësaj gazete e vazhdoi punën me shtypjen e gazetës së përditshme “Bujku”.

Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por pas një kohe u mbyll.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart