101 deputetë votojnë për krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes


18/10/2018

Është votuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Në sallë ishin 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Express. 

Me shumicë votash tashmë ka përfunduar votimi në lexim të parë i Projektligjit që i mundëson Kosovës ta ketë Ministrinë e Mbrojtjes përderisa deri më tani ka pasur vetëm Ministrinë e FSK-së.

Votimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes është futur si pikë e parë e rendit të ditës pas kërkesës së opozitës.

Më këtë Ligj bëhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-së në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart