Miliarderi më i vjetër në botë i ka 100 vjet, por çdo ditë shkon në punë


05/12/2018

Edhe pse postin e drejtorit ekzekutiv ia dorëzoi të birit Teu Siong Seng në fillim të këtij viti, Chang ka deklaruar për CNBC se shkuarja në punë është një shprehi që kurrë nuk do të mund ta harrojë.

“Çdo ditë në ditarin tim i shkruaj aktivitet ditore”, ka deklaruar Chang, duke shtuar se drejtorët e të gjitha departamenteve të kompanisë e vizitojnë çdo ditë.

Për të, kjo është mënyra më e mirë për të qenë aktiv dhe të ruaj kontaktet me kompaninë që e themeloi në vitin 1967.
“Nuk mund të qëndrojë i mbyllur në shtëpi”, ka deklaruar miliarderi më i vjetër në botë, duke shtuar se do të mërzitej shumë po ta bënte një gjë të tillë.

Gjatë rutinës ditore, Chang e këshillon të birin se si duhet menaxhuar stresin dhe nervozen në situata ku ka presion të madh. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart