Kinezët nxjerrin Titanikun nga fundi i oqeanit


18/02/2019

Kopja e anijes gjigande që u fundos në ujërat e Atlantikut në prill të vitit 1912 po merr formë në parkun Sichuan në jug perëndim të Kinës që pas nisjes së projektit në vitin 2016.

Nga fotot e shkrepura nga ajri shihet qartë se punimet kanë ecur me ritme të shpejta pasi investitorët kanë derdhur shumë para për ta bërë të prekshme për njerëzit legjendën e anijes angleze në të cilën u mbytën 1500 persona.

Për të ndërtuar anijen “binjake” janë shpenzuar më shumë se 125 milionë paund.

Titaniku kinez do të jetë një kopje pothuaj ekzakte  e origjinales duke filluar që nga madhësia e deri tek detajet më të imta të dekorit.

Anija, që pritet të jetë rreth 270 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, është planifikuar të lëshohet në lumin Daying Qi në qytetin Syning. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart