Maqedoni: Mbi 1.8 milionë votues sot u drejtohen kutive të votimit, zgjedhin mes 7 emrave presidentin - Gazeta Express
string(99) "maqedoni-mbi-1-8-milione-votues-sot-u-drejtohen-kutive-te-votimit-zgjedhin-mes-7-emrave-presidentin"

Maqedoni: Mbi 1.8 milionë votues sot u drejtohen kutive të votimit, zgjedhin mes 7 emrave presidentin

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 7:25

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 e mëngjesit u dtejtohen kutive të votimkt në zgjedhjet për president shteti.

Mbi 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit prej orës 7:00 të mëngjesit deri në mbylljen e kutive në orën 19:00.

Votuesit do të mund të zgjedhin mes 7 kandidatëve për president, 2 prej të cilëve janë shqiptarë, Bujas Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.

Në rast se asnjëri nuk i merr mbi 50 përqind të votave atëherë gara shkon në balotazh i cili zhvillohet më 8 maj.