Kthehu lart

Samsung prezanton "tinëz" telefonin e palosshëm

Samsung prezanton "tinëz" telefonin e palosshëm GazetaExpress

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, ka paraqitur smartfonin e tij të palosshëm për herë të parë nga fundi i vitit të kaluar në ngjarjen e kompanisë “Konferenca e Zhvilluesve”.

Pajisja mobile e ardhshme e këtij gjiganti po ashtu bëri një paraqitje të vogël në panairin e teknologjisë CES 2019, por ai i është prezantuar një audience shumë të vogël, transmeton Koha.net.

Sipas medieve jug-koreane, kreu i njërës nga kompanitë që janë klientë të Samsungut zbuloi se smartfoni i palosshëm aktualisht është duke u zhvilluar në aspektin harduerik dhe softuerik, shkruan neowin.

Pajisja e palosshme e Samsungut, e cila pritet të quhet Flex, është caktuar që të lansohet në gjysmën e parë të këtij viti, me mbi një milion njësi. Sipas kreut në fjalë, Flexi, me teknologjinë e re të baterisë dhe ekranit që ka, pritet të kushtojë në treg mbi 1,336 dollarë.

    Data: 09 Janar 2019 23:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera