Kthehu lart

Risia e fundit e Instagramit u urrye aq shumë, zgjati vetëm 17 minuta

Risia e fundit e Instagramit u urrye aq shumë, zgjati vetëm 17 minuta GazetaExpress

Ndodh shpesh që Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale të sjellin vazhdimisht risi, të cilat jo gjithmonë mirëpriten. E njëjta gjë ka ndodhur me risinë që ka sjellë ditën e djeshme Instagrami.

Kryefaqja e rrjetit të famshëm social ndryshoi dhe nuk duhet të ecje poshtë në mënyrë vertikale për të parë postimet e fundit, por duhet të ecjen në mënyrë horizontale, njësoj siç bëjmë me Storyt.

Kjo gjë shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e tij dhe shumica ishin negative.



Njerëzit nuk ishin aspak dakord me këtë risi dhe aq u desh që memet të pushtonin rrjetin duke ironizuar updatein e Instagramit.



Si përfundim, Instagrami u kthye në normalitet vetëm 20 minuta më vonë dhe duhet të themi që kjo nuk ishte ajo që u duhej përdoruesve të tij këto festa.



Megjithatë, e gjithë kjo ia vlejti vetëm për memet që na argëtuan pa masë.



    Data: 28 Dhjetor 2018 18:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera