Kthehu lart

Prezantohet Honor V20 me kamerë prej 48 MP

Prezantohet Honor V20 me kamerë prej 48 MP GazetaExpress

Pas spekulimeve të shumta, në fillim të dhjetorit, Honor V20 u prezantua zyrtarisht në Kinë.

Njoftimi global i telefonit View 20, është caktuar për 22 janar në Paris. Telefoni vjen me kamerën kryesore prej 48 MP (Sony IMX586).

Honor V20 ka një ekran 6.4-inç LCD me rezolucion prej 1080 pikselë dhe një raport të ekranit prej 19.25:9, transmeton KP. Po ashtu, vjen me procesor Kirin 980, 6 ose 8 GB RAM memorie dhe 128 ose 256 GB memorie të brendshme.

Meqenëse telefoni ka një ekran LCD, nuk ka skaner për gishta nën-ekran por ka një skaner të zakonshëm gishta të vendosur në anën e pasme.

Ndërkaq, kamerën e përparme e ka prej 25 MP dhe Honor thekson procesin e prodhimit të rafinuar në mënyrë specifike, në mënyrë që kamera të mos shpërthejë fizikisht në ekran.

Në anën e pasme të telefonit, ekziston një kamerë 48MP me një sensor CMOS 1/2-inç (0.8 μm / pixel) dhe një sistem Quad-Bayer që lejon përdorimin e 12MP HDR gjatë natës. Sensori 3D ToF, së bashku me procesorin Kirin 980, lejon formimin e trupit 3D në foto për t’i bërë përdoruesit të duken të përsosur në fotot e tyre ku duken të plota.

Honor V20 vjen me ndërfaqen e përdoruesit EMUI dhe sjell karakteristika të njohura, të tilla si modaliteti Super Night View, EIS dhe GPU Turbo 2.0. Telefoni gjithashtu mbështet mënyrën desktop të Huaweit, kështu që mund të përdoret si zëvendësim në desktop kur të lidhet me një monitor, miun dhe tastierën.

Kapaciteti i baterisë është 4,000 mAh dhe vjen me mbështetjen 22.5W me super-mbushje (4.5V / 5A). Ngarkuesi duhet të mbushë baterinë për 30 minuta deri në 55 për qind, ose deri në një orë e gjysmë.

Honor V20 vjen në tre ngjyra - të kuqe, blu dhe të zezë, dhe në Kinë do të para-shitet nga 28 dhjetori.

Çmimi i parashikuar është rreth 435 dollarë për një version 6GB/128GB dhe rreth 510 dollarë për modelin 8GB/128GB.

Ekziston edhe versioni Moschino me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë ruajtëse, me një çmim prej rreth 580 dollarë. Çmimet e sakta për tregun evropian ka të ngjarë të njihen gjatë shpalljes globale më 22 janar.

    Data: 26 Dhjetor 2018 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera