Kthehu lart

iPhone XS lejon dy karta SIM, por kartën e dytë mund ta aktivizoni në vetëm këto 10 shtete

iPhone XS lejon dy karta SIM, por kartën e dytë mund ta aktivizoni në vetëm këto 10 shtete GazetaExpress

Modelet e reja iPhone XS dhe XS Max vijnë me opsjonin për dy karta SIM.

Në Kinë ky konfigurim ofrohet përmes dy kartave fizike, ndërsa jashtë Kinës njëra prej tyre është eSIM (kartë elektronike SIM). 

Por, vetëm 10 shtete ofrojnë mbështetje për këtë teknologji dhe ato janë:

Austri – T-Mobile
Kanada – Bell
Kroaci – Hrvatski Telekom
Republika Çeke – T-Mobile
Gjermani – Telekom, Vodafone
Hungari – Magyar Telekom
Indi – Airtel, Reliance Jio
Spanjë – Vodafone Spain
Bratini e Madhe – EE
SHBA – AT&T, T-Mobile USA, Verizon Wireless

Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për kartat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë. 

Fillimisht kjo teknologji u soll tek Apple Watch Series 3. Ndërsa adoptimi global i eSIM është i vogël, dalja në treg e pajisjeve me këtë teknologji mund t'i detyrojë operatorët ta adoptojnë atë.

    Data: 16 Shtator 2018 19:31
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera