Kthehu lart

Gjermani e di: A duhet vënë gomat e mira në rrotat e para apo të mbrapme?

Gjermani e di: A duhet vënë gomat e mira në rrotat e para apo të mbrapme? GazetaExpress

Eskpertët thonë se kurdo që kjo është e mundur shoferët e automobilave duhet t’i vënë gomat më të mira në rrotat e prapme.

Ky është rregull i përgjithshëm pa marrë parasysh se a e ka automobili motorin para a prapa, a tërheq me të katër rrotat, shpjegojnë ekspertët gjermanë në revistën auto-moto „Auto Motor und Sport“.

Boshti i prapmë ka rolin kryesor në stabilitetin e makiënës dhe nëse gomat e vjetra apo të ngrëna i vëmë në rrotat e prapme, kjo mund të shkaktojë rrëshqitje me rastin e ndërrimit të vrullshëm të drejtimit.

Madje as sistemet e instaluara të stabilitetit elektronik (ESP) nuk mund të pengojë gjithmonë ‘vallëzimin’ e fundit të prapmë të automobilit nëse atje kemi goma “tullacë”.

    Data: 07 Janar 2019 11:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera