Kthehu lart

A e dini pse fotot e Snapchatit duken shumë më të mira me iPhone se me Android

A e dini pse fotot e Snapchatit duken shumë më të mira me iPhone se me Android GazetaExpress

Telefonat me sistemin operativ Android kanë kamerat e ngjashme apo edhe më të mira sesa iPhonet, por në Snapchat as që u afrohet atyre me kualitet.

Fotografitë në Snapchat të bëra nga smartfonët me Android, janë shumë më të këqija se ato që bëhen nga iPhonet, transmeton koha.net.

Kjo sepse është shumë më lehtë zhvillimi i një aplikacioni për iPhone, sepse zhvilluesit duhet të mendojnë vetëm për disa pajisje të Apple.

Ndërsa për Android, janë me qindra telefona të ndryshëm, e me madhësi të ndryshme të ekraneve e që përdorin versione të ndryshme të softuerit të Androidit.

Për këtë Snapchat është duke përdorur një metodë të re për aplikacionin e vet në Android. Ata, në vend se të bëjnë fotografi me kamerën reale të pajisjes, aplikacioni i tyre thjesht merr pamje nga ekrani i pajisjes, ‘screenshot’.

Kjo metodë e ‘kapjes së fotografisë’ përdoret në shumicën e smartfonëve me Android. Janë vetëm disa pajisje me Android, siç është Google Pixel 2, që realisht përdorin kamerën në Snapchat.

    Data: 29 Janar 2019 14:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera