Viti i ri vjen me një ndryshim aspak të mirë në WhatsApp


30/12/2018

Kështu, pritet që përdoruesit të përballen brenda një kohe të shkurtër me reklama të shfaqura në mes të “statuseve” të miqve të tyre.

Pra, do të ndodhë e njëjta gjë si në Instagram dhe në kompaninë mëmë, Facebook ku reklamat tashmë kanë nisur të shfaqen prej kohësh.

WhatsApp është aplikacioni i mesazheve më popullor në botë me më shumë 1.5 miliardë përdorues çdo muaj.

Vetëm gjatë këtij viti përdoruesit e aplikacionit kanë parë një numër të madh ndryshimesh, duke përfshirë këtu “sticker-at” dhe video-telefonatat në grup.

Tashmë me nisjen e vitit të ri, pritet që edhe reklamat e personalizuara të shfaqen në mes të “statusit” të shpërndarë nga përdoruesit.

Pas marrjes së vendimit nga ana e Facebook, më herët gjatë këtij viti, bashkëthemeluesi i aplikacionit,Brian Acton, u largua nga kompania pasi nuk ishte dakord me ndryshimet. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart