U prodhua 40 vjet më parë dhe nuk u vozit kurrë, ky Ford po mahnitë të gjithë


04/02/2019

Bëhet fjalë për modelin MkI Fiesta me motor prej 957 cc që ishte ekspozuar në muzeun e shkencës në Londër që nga viti 1980 deri më 2017, dhe që asnjëherë nuk kishte dalë në rrugë për një xhiro.

Ajo mund të jetë e kujtdo që është i gatshëm t’i paguaj 8,500 funte. Ndërsa sa i përket karakteristikave të Ford Fiesta, ka motor 957 cc që prodhon 45 bhp, kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 18 sekonda.

Shpejtësia maksimale është 135 kilometra në orë, kurse më 2 shkurt pritet të dalë në shitje. Sipas mediave angleze tashmë kanë shprehur interesim shumë persona që këtë veturë ta kenë në garazh. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart