Samsung konfirmon datën e prezantimit të telefonit të palosshëm


11/02/2019

Samsung pritet të lansojë këtë telefon të mençur më 20 shkurt së bashku me serinë e smartfonëve Galaxy S10.

Gjiganti teknologjik ka lansuar një video në llogarinë e vet në Twitter me këtë përshkrim: “E ardhmja e mobilëve do të zbulohet më 20 shkurt 2019”, transmeton koha.net.

Kjo video nuk paralajmëron në mënyrë konkrete zbulimin e smartfonit të palosshëm, por më tej është shkruar vetëm një fjali, ku shkruan “The Future Unfolds”.

Samsung nuk ka zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarje, por në të pritet të zbulohen smartfonët Galaxy S10, Galaxy S10E e me shumë gjasë edhe smartfoni i palosshëm i tyre.

Samsung Mobile on Twitter

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart