Samsung drejt prodhimit të telefonave me 1TB hapësirë


30/01/2019

Një telefon me 1 TB memorie të brendshme do të thotë se nuk do të jetë më e nevojshme që çdo disa muaj të vendosësh se cilat nga fotot që ke në smartfon do të fshish.

Sipas “Samsung” kjo teknologji vjen për herë të parë në këtë industri dhe është e krahasueshme me kapacitetin e memories së një kompjuteri premium.

Kjo sasi memorieje do t’i mundësojë përdoruesve të ruajnë në smartfon deri në 240 video të cilësisë 4K UHD që janë secila nga 10 minuta.

Nëse krahasohet me smartfonët më të mirë që janë sot në treg, ata mund të mbajnë deri në 13 video të të njëjtës madhësi.

Aktualisht është shumë e vështirë të gjesh një telefon me memorie 512 GB dhe duhen më shumë se 1000 dollarë për të pasur një “iPhone Xs” apo “Samsung Note 9” me një memorie të tillë, përcjell Atsh.

Për pasojë, një smartfon që ka 1 TB memorie të integruar pritet të ketë edhe një vlerë shumë të kripur.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart