Risia e fundit e Instagramit u urrye aq shumë, zgjati vetëm 17 minuta


28/12/2018

Kryefaqja e rrjetit të famshëm social ndryshoi dhe nuk duhet të ecje poshtë në mënyrë vertikale për të parë postimet e fundit, por duhet të ecjen në mënyrë horizontale, njësoj siç bëjmë me Storyt.

Kjo gjë shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e tij dhe shumica ishin negative.

Njerëzit nuk ishin aspak dakord me këtë risi dhe aq u desh që memet të pushtonin rrjetin duke ironizuar updatein e Instagramit.

Si përfundim, Instagrami u kthye në normalitet vetëm 20 minuta më vonë dhe duhet të themi që kjo nuk ishte ajo që u duhej përdoruesve të tij këto festa.

Megjithatë, e gjithë kjo ia vlejti vetëm për memet që na argëtuan pa masë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart