Lajm i keq për përdoruesit e Apple, përditësimi në iOS 12.1.4 ka një problem


03/02/2019

Apple ka konfirmuar së fundmi një surprizë të pakëndshme për iOS 12.1.4, i cili supozohej të ishte shpëtim për problemet që kanë pasur së fundmi pajisjet.

Duke folur për MacRumors, Apple ka deklaruar se dëshiron t’u kërkojë ndjesë sinqerisht të gjithë përdoruesve të iPhone-ve të cilët janë prekur, nga ai që është cilësuar si virusi më i keq në historinë e iOS-it, por paralajmëroi se rregullimi për të do të vonohet.

Edhe pse supozohej të rregullohej me instalimin e iOS 12.1.3.

Virusi ndodhet në aplikacionin FaceTime dhe po lejon që përdoruesit e Apple të përgjohen duke u aktivizuar, pa dijeninë e tyre, kamerën dhe mikrofonin.

Video-telefonatat në grup janë çaktivizuar nga kompania në mbarë botën dhe pritet që të rikthehen me aktivizimin e iOS 12.1.4.

Se çfarë do të ndodhë me miliona përdorues të iPhone, që nuk e përditësojnë smartfonin e tyre menjëherë në iOS 12.1.4 pasi të jetë lëshuar, dhe bisedat e grupit të jenë riaktivizuar, mbetet për t’u parë.

Në fund të fundit, nëse Apple nuk ka ndonjë formë të re mbrojtjeje, përdoruesit do të ekspozohen sërish. Mbetet për t’u përmendur se hera e fundit që Apple nxitoi për përditësimin e iOS-it, ishte një katastrofë e vërtetë…

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart