Google incizon çdo gjë që thoni, këtu mund ta gjeni


12/02/2019

Kompania regjistron shumë biseda që njerëzit i bëjnë me produktet e saj. Veçoria funksionon si një mënyrë për t’i lejuar njerëzit që të kërkojnë me zërin e tyre dhe të ruajnë këto regjistrime në mënyrë që Google të përmirësojë veglat për njohjen e gjuhës.

Por kompania ka edhe një mënyrë të lehtë se si mund t’i dëgjoni këto regjistrime dhe t’i fshini të gjitha informatat e ruajtura, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëhet në një faqe të veçantë e cila sjellë së bashku informatat që Google ka për ju. Faqja ndodhet në faqen e historisë së Google, në listën e gjatë të regjistrimeve.

Për ta pasur më të lehtë, faqen mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart