Fordi tërheq nga tregu rreth 1.5 milion vetura për shkak të problemit me ndërruesin e shpejtësive


13/02/2019

Kompania amerikane ka njoftuar se veturat e
prodhuara nga viti 2011 deri në vitin 2013 dhe të cilat kanë ndërrues automatik
të shpejtësive mund të pësojnë kalim të papritur në shpejtësinë e parë pa
paralajmërim dhe ky problem mund të bëjë që vozitësit ta humbin kontrollin ndaj
veturës gjatë vozitjes në shpejtësi të madhe. Besohet se deri tash kanë ndodhur
pesë aksidente për shkak të këtij problemi.

Vendimi për tërheqje do t’i përfshijë 1.26
milionë vetura në Shtetet e Bashkuara dhe 221 mijë vetura në Kanada. Kompania
ka njoftuar se do t’i tërheq nga tregu edhe 28 mijë vetura të tipit “Lincoln
Continental” në Amerikën Veriore për shkak të problemit me mbyllje të dyerve, i
cili është shkaktuar nga kontaminimi i silikonit.

Në mesin e veturave të tërhequra nga tregu do
të jenë edhe 4200 vetura të tipit “Ford Mustang” për shkak të problemit me
ekranin e instrumenteve. Nuk janë raportuar aksidente lidhur me këto probleme,
shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart