Disa këshilla për makinën tuaj në këto ditë të ftohta


09/01/2019

Kontrolloni baterinë nëse ka fuqinë e duhur. Temperaturat e ulëta kanë ndikim negativ tek bateritë, kështu që bëni mirë ta kontrolloni dhe ta zëvendësoni nëse është e nevojshme.

Mos harroni gjithashtu që ujin e makinës ta keni të përzier 50% me solucion anti-ngrirje. Mungesa e saj bën që uji në motor të ngrijë duke iu shkaktuar dëme katastrofike. Kontrolloni edhe lëngjet e tjera të automjetit, siç janë alkooli i frenave dhe vaji i sistemit hidraulik të timonit.

Kontrolloni dritat e automjetit tuaj dhe pastroni fenerët për një shikim sa më optimal.

Spërkasni me solucion gominat e dyerve. Në temperatura të ulëta, gominat kanë tendencë të ngjiten me njëra-tjetrën duke mos lejuar në këtë mënyrë që ju të hapni derën. Po kështu, spërkasni me solucion edhe dorezat e dyerve për të mos ngrirë në këto ditë të acarta.

Një tjetër këshillë e ekspertëve është që makina të qëndrojë e mbyllur në garazh kur temperaturat janë disa gradë nën zero.

E rëndësishme është që të mos lini brenda makinës rroba apo sende të tjera të lagura, pasi gjatë natës uji do të kondesohet në dritaret e automjetit tuaj.

Dhe së fundmi, por jo për nga rëndësia, mos harroni që të mbani në bagazh gjithmonë kutinë me mjetet e emergjencës dhe të vendosni goma dimërore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart