Kthehu lart

Kori e Filarmonia e Kosovës sonte sjellin "Stabat Mater", kryeveprën e muzikës barokene

Kori e Filarmonia e Kosovës sonte sjellin "Stabat Mater", kryeveprën e muzikës barokene GazetaExpress

Një prej veprave më të rëndësishme dhe më të njohura të kompozitorit italian Givanni Pergolesi do të interpretohet në kryeqytet. Kori bashkë me orkestrën harkore të Filarmonisë së Kosovës do të sjellin “Stabat Mater”

Dy soliste nga Franca, sopranoja Clemence Garcia dhe Caroline Champy-Tursun, e cila është mexosoprano, por që në koncert ka rolin e altit, do të bartin përgjegjësinë për të kënduar pjesët e kësaj vepre. Ky koncert, i cili do të zërë vend të hënën (sonte) në kishën katolike “Shën Ndou”, krahas kryeveprës së Pergolseit, do të sjellë vepra të kompozitorëve prej renesancës deri tek baroku. Në mesin e tyre edhe të kompozitorëve të njohur si Antonio Vivaldi, Hildegard von Bingen, Giovani Perluigi Palestrina dhe William Byrd.

Koncerti do të drejtohet nga kompozitori dhe dirigjenti i njohur kosovar Rafet Rudi. Këtë mbrëmje ai e konsideron si një moment të rëndësishëm në punën e angazhimit të Filarmonisë së Kosovës, për faktin se me këtë koncert ky institucion për herë të dytë merr përsipër që të realizojë një koncert me muzikë specifike të kohës së barokut.
Para disa vjetësh Filarmonia e Kosovës ka pasur një koncert të sajuar komplet prej muzikës barokene, kurse ky është koncerti i dytë në tërësi që i kushtohet kësaj muzike.

    Data: 10 Dhjetor 2018 13:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera