Kthehu lart

Juliette Binoche, presidente e jurisë së Berlinales së 69

Juliette Binoche, presidente e jurisë së Berlinales së 69 GazetaExpress

Aktorja e njohur Juliette Binoche do të jetë presidentja e jurisë së festivalit Ndërkombëtar të 69 në Berlin, i cili do të zhvillohet nga data 7 deri në 17 shkurt të 2019-ës

Lajmin e ka dhënë drejtori aktual i festivalit, Dieter Kosslick, i cili është gëzuar shumë që Juliette do të jetë presidente e jurisë ndërkombëtare të 2019-ës.

Festivali është veçanërisht i lidhur me të, edhe unë jam i lumtur që ajo tani rikthehet në këtë rol të jashtëzakonshëm, ka thënë Kosslick. Binoche nga ana e saj ka shprehur falënderimet për këtë nder prestigjioz, ku veçanërisht ka falënderuar drejtorin Dieter Kosslick, i cili në fakt do ta lërë vendin e tij si drejtor i Berlinales duke nisur nga edicioni i vitit 2020.
Aktorja, fituese e çmimit Oscar në vitin 1996 për interpretimin e saj në filmin “Pacienti Anglez”, ka interpretuar në mbi 70 filma. Ka fituar gjithashtu edhe në festivalin e Kanës për rolin e saj si protagoniste në filmin “Çifti i Certifikuar”, të regjisorit iranian Abbas Kiarostami. Filmi i saj i fundit i projektuar në Berlinale është “Nadie Quiere la Noche” nga Isabel Coixet

    Data: 13 Dhjetor 2018 11:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera