Kthehu lart

Filmi "Streha mes reve" i Robert Budinës paraqitet në "Tallinn Black Nights Film Festival"

Filmi "Streha mes reve" i Robert Budinës paraqitet në "Tallinn Black Nights Film Festival" GazetaExpress

U paraqit nëw festivalin e ‘Tallinn Black Nights Film Festival’ filmi i regjisorit shqiptar Robert Budina, "Streha mes reve”.

“Streha mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, do të ketë premierën e tij botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights.

Ky film vjen si njē financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në bashkëprodhim me RTSH.

Në filmin “Streha Mes Reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj (i njohur për: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor, atë të Besnikut.

 Filmi tregon historinë e Besnikut, një bari që vuan nga një çrregullim mendor, i cili po kujdeset për të atin, një ish komunist, në një fshat në Shqipërinë malore të Veriut. Atje ku fetë e ndryshme kanë gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar paqësisht, Besniku është një musliman i devotshëm, nëna e tij ishte katolike dhe vëllai i tij u kthye në besimin ortodoks në Greqi, shkruan Shqip.

I themeluar në vitin 1997, Tallin Black Nights Film Festival është zgjeruar së shumti duke u kthyer në një prej festivaleve më të mëdhenj të Europës Veriore dhe një ndër platformat më të përqendruara rajonale të industrisë së filmit, duke mirëpritur më shumë se 1000 të ftuar dhe përfaqësues të fushës dhe më shumë se 160 gazetarë nga e gjithë bota.

    Data: 29 Nentor 2018 15:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera