Kthehu lart

“Fëmijët e dinë më mirë”, emisioni që takon të vegjëlit me heronjtë e vërtetë

“Fëmijët e dinë më mirë”, emisioni që takon të vegjëlit me heronjtë e vërtetë GazetaExpress

“Fëmijët e dinë më mirë” është një program që vjen pa bujë, sepse nuk ka për protagonistë vipa, por ka për protagonistë “FËMIJËT”.

Jemi mësuar që fëmijët t’i shohim duke u bërë pyetje vipave, këngëtarëve, gazetarëve të njohur, politikanëve, por jo këtë herë. Për herë të parë ata do të takohen me heronj të vërtetë, si Suela Lala, aktivistja në karrige me rrota, e cila do u përgjigjet pyetjeve të tyre e zhveshur nga çdo lloj kompleksi dhe do të rrëfejë historinë e saj, duke dhënë një mesazh që atyre do u shërbejë gjithë jetën. 

Më pas do të takojnë Emiljanon, i cili nuk shikon, por ka shumë eskperienca për të ndarë me ta lidhur me profesionin e tij. Fëmijët do të takohen dhe me Gersin, i cili, vërtet ka sindromën DOWN, por është një djalosh shumë i lumtur dhe me plot eksperienca të bukura.

Disa prej tyre kanë qejf Noizy-n, por në emision ata do të njihen me idhujt e prindërve të tyre, si Vaçe Zela, Luan Zhegu, Kozma Dushi... do dëgjojnë këngë nga Parashqevi Simaku... pastaj do mësojnë kush është Michael Jackson, Elvis Presley apo Charlie Chaplin dhe çfarë i bën ata kaq të famshëm. Jo vetëm kaq, ata do mësojnë mbi profesionet, do takojnë instrumentistë, balerinë, një këpucëbërës, një avokat... do marrin vesh çfarë janë zanatet në zhdukje dhe sa e rëndësishme është puna ne jetën e gjithkujt.

“Fëmijët e dinë më mirë” është një program në Digitalb ku fjalën e fundit e thonë fëmijët, sepse nuk ka moderator, ata drejtojnë vetë gjithçka.


    Data: 29 Tetor 2018 18:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera