Kthehu lart

Astrit Alihajdaraj në serialin gjerman “Soko Munchen” (VIDEO)

Astrit Alihajdaraj në serialin gjerman “Soko Munchen” (VIDEO) GazetaExpress

Një gjë të tillë e tregoi për KultPlus, vetë aktori ku tregoi edhe për rolin që do ta ketë në këtë episod e cila vjen nën regjinë e regjisorit Christoph Dammast.

 “Soko Munchen”, është seriali me traditë afro 40 vjeçare, ku sonte do të sjellë në ekranet e ZDF edhe aktorin kosovar Astrit Alihajdaraj. Një gjë të tillë e tregoi për KultPlus, vetë aktori ku tregoi edhe për rolin që do ta ketë në këtë episod e cila vjen nën regjinë e regjisorit Christoph Dammast.

“Do kem rolin e një shqiptari i cili është shitës i makinave por akuzohet për disa pazare të tjera, ku siç dihet tashmë që akuzohen shumë herë shqiptarët”, tregoi për KultPlus Astrit Alihajdaraj i cili tha se do të jetë pjesë e serialit vetëm në këtë episod.

Përveç kësaj, më herët në rrjetet sociale aktori Alihajdaraj, ka postuar një status që ka të bëjë me zgjedhjet e djeshme presidenciale në Austri.

“Jam shumë kureshtar të dijë nëse zgjedhja e Alexander Van Der Bellen, do të ketë ndikim në botën e filmit dhe teatrit që aktorët e huaj të luajnë edhe role normale e jo vetëm role të këtij lloji”, ka thënë aktori duke u bazuar në rolin e tij që do të ketë sonte në serialin “Soko Munchen”.

Në rolet kryesore të serialit “Soko Munchen”, janë: Gerd Silberbauer, Christofer v. Beau... ky serial është prodhim i kompanisë UFA Fiction për televizionin gjerman ZDF.

“Soko Munchen”, shfaqet sonte në ZDF me fillim nga ora 18:00.

    Data: 06 Dhjetor 2016 02:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera