Kthehu lart

Shpend Ahmeti si duket e refuzon ftesën e Isa Mustafës për zëdhënës të Komunës

Shpend Ahmeti si duket e refuzon ftesën e Isa Mustafës për zëdhënës të Komunës GazetaExpress

Kryetari dhe kandidati i Vetëvendosjes edhe për një mandat, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur kreut të LDK'së e Isa Mustafa në një deklaratë të tij se “Ahmeti mundet të bëhet zëdhënës i Komunës pasi zgjedhjet t’i fitojë Arban Abrashi”. Ahmeti në Facebook ka thënë se Mustafa vazhdon të jetë arrogant.

“Isa Mustafa ne 2013 ka pas thënë që i fiton zgjedhjet me duar në xhepa. Sonte po thotë se ai do të ma ofroj punën e zëdhënësit në komunë. Arroganca e këtij njeriu s’ka kufi, por qytetari ja tregoj vendin në krejt zgjedhjet prej vitit 2013. E do të ja tregoj vendin edhe me 22 tetor edhe pse tash më nuk e ka guximin as me dal në zgjedhje. E ka guximin veç me u mshef prapa tjerëve me postime koti”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kurse, Isa Mustafa orë më parë në postimin e tij i ka premtuar një vend pune kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi që “Arban Abrashi i LDK-së të fitojë zgjedhjet lokale të 22 tetorit”.

Sipas Mustafës, Ahmeti do të mund të bëhet zëdhënës i komunës pasi sipas tij, “LDK punon shumë e nuk propagandon, VV s’punon hiq e propagandon shumë”.

    Data: 12 Tetor 2017 23:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera