Kthehu lart

Shpend Ahmeti gënjeu publikisht - Fakte se shkolla “Emin Duraku” u ndërtua në vitin 2012

Shpend Ahmeti gënjeu publikisht - Fakte se shkolla “Emin Duraku” u ndërtua në vitin 2012 GazetaExpress

Faktet edhe një herë e kanë kundërshtuar kandidatin e VV'së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti gënjeu publikisht kur tha se ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore ‘Emin Duraku’ nuk u bë në mandatin e Isa Mustafës.

Gjatë një debati televiziv zgjedhor në Klan Kosova Arban Abrashi i LDK’së tha se gjatë mandatit qeverisës 2009-2013 në Prishtinë janë ndërtuar 26 shkolla. Në këtë kohë kryeqyteti qeverisej nga tani kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Kjo u mohua nga kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili po akuzohet se nuk i ka kushtuar rëndësi ndërtimit te objekteve shkollore.

Por faktet e kundërshtojnë kandidatin e VV’së, Ahmeti.

Sipas një njoftimi të komunës së Prishtinës, ndërtimi i shkollës fillore ‘Emin Duraku’ kishte nisur në tetor të vitit 2012.

Njoftimi i komunës ku Isa Mustafa, atëherë kryetar kishte përuruar punimet mban datën 4 tetor të vitit 2012.

"Shkolla fillore është një ndër shkollat me të vjetra në Komunën e Prishtinës. Objekti i ri që do të ndërtohet, do të jetë sipas standardeve evropiane, aty do të këtë hapësirë me madhe për mësim, do të këtë laborator të informatikës dhe matematikes", thuhej ndër tjera në njoftim.




    Data: 10 Tetor 2017 23:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera