Kthehu lart

Lirak Çelaj: Bllokuesi i Kuvendit është Shpend Ahmeti, i bojkotoi 17 seanca

Lirak Çelaj: Bllokuesi i Kuvendit është Shpend Ahmeti, i bojkotoi 17 seanca GazetaExpress

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, Lirak Çelaj, ka kritikuar kreun aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për bllokimin e Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Në një debat të drejtpërdrejt televiziv në Klan Kosova, Çelaj ka thënë se Ahmeti, që më 22 tetor kandidon për edhe një mandat në krye të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka bojkotuar 17 seanca të Kuvendit Komunal në Prishtinë.

“Prej 29 mbledhjeve, në 17 nuk ka qenë vetë Shpend Ahmeti”, ka thënë kandidati i PDK’së për Prishtinën.

Ahmeti “i ka ftuar disa herë asamblistët ta lëshojnë seancën, ka bllokuar seanca, i mbani mend skenat me filikaqa”, ka deklaruar Çelaj. /Express/

    Data: 10 Tetor 2017 21:51
    Autori: GazetaExpress
    • Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj

      Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj 0

    Të tjera