Kthehu lart

Limaj: Ngritni zërin për gratë e dhunuara, ato janë heroina

Limaj: Ngritni zërin për gratë e dhunuara, ato janë heroina GazetaExpress

Nisma për Kosovën është mbledhur sot pasdite në Prishtinë në një tubim zgjedhor me gratë. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se gruaja është kreatore e jetës dhe është fisnike për të marrë vendime të drejta.

Sipas tij, programi i Nismës ndihmon gruan si në problemet sociale, zbutje të papunësisë e shumë probleme tjera.

Limaj në këtë tubim me gra është shprehur edhe i emocionuar kur ka përkujtuar kohën e luftës kur ka parë gratë dhe nënat e sidomos ato të dhunuara.

“Unë kam pas rastin në jetën time politike të shoh gjithçka. Janë disa momente të vështira që si harron. Një nga momentet më të vështira të jetës sime është takimi me motrën, me gratë tona... e kam fjalën tona për gratë e dhunuara, është e papërshkrueshme, e jashtëzakonshme me dëgju fjalë nga to..ato sot kanë nevojë që ne të jemi zëri i tyre. Iu ftoj që në çdo tubim të ngrisni zërin sepse për mua ato janë heroina të gjalla", tha Limaj.

Limaj tha të gjithë kanë nevojë të dinë për hallet e grave të Kosovës që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e Kosovës, pasi që sipas tij shumë njerëz i kanë harruar ato.

Kryetari i Nismës ka premtuar se ai do t’i fus më shumë gra edhe në Qeveri dhe në vendimmarrje.

Grave të mbledhura u është drejtuar edhe kryetarja e Gruas së Nismës Valdete Bajrami, e cila tha se pozita e gruas nuk është ashtu siç e meriton. Sipas saj ajo sot ballafaqohet me shumë barriera.

Duke kujtuar se si ka filluar jetën e saj politike në Nismë ajo tha se i është bashkuar kësaj partie pasi që i është mundësia për të bërë ndryshimin.

Bajrami tha se tani është koha për Nismën dhe askush nuk do ta mund ta ndal atë që të jetë më e fuqishme në nivel qendror dhe në nivel të komunave.

“Ne jemi alternativa e vetme që kemi dëshmuar që dimë të bëjmë një politikë, ndryshe nga të tjerët, ashtu siç i kemi qëndruar besnik në legjislaturën e kaluar çdo vote të qytetari, ashtu ju duhet të betoni secila nga jush që do të jeni zëri i qytetarëve nëpër komunat e juaja. Nisma do të iu kërkojë në asambletë që të punoni për një arsim më të mirë, shëndetësi, drejtësi, mirëqenie sociale, bujqësi, nëse këtu ne dallojmë nga të tjerët”, tha Bajrami.

Në këtë tubim kanë folur edhe disa kandidaten për asambliste nëpër komunat e ndryshme ku thanë se Nisma është partia politike ku kanë gjetur hapësirë për gratë.

Arbenita Krasniqi-Halitaj tha se në Nismë gruaja mund ta gjejë mbështetjen dhe hapësirën për të bërë ndryshime.

“Çfarë na duhet neve është guximi dhe iniciativa, mbështetjen dhe hapësirën e keni te e vetmja frymë social-demokrate dhe është Nisma për Kosovën, andaj uroj të jeni zë i fuqishëm nëpër komunat tona”, tha ajo.

Bartëse e listës në komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi tha se janë lista më e mirë në këtë komunë, që kanë kontribuar në të kaluar, por gjithashtu që janë të guximshëm dhe me përgatitje profesionale, gjeq ë padyshim është arsyeja që do të dalin fitues në këtë komunë.

“ Albulena në mandatin e ardhshëm do të jetë e vetme, por Albulena në Parlamentin e Kosovës me shumë socialdemokrate, do të jetë me shumë nismëtare në Parlamentin e Kosovës dhe padyshim që ky është synimi i jonë që së bashku me shumë deputete në Parlamentin e Kosovës , ne do të jemi edhe me kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj“, tha Krasniqi.

Për jetën e saj politike ka rrëfyer edhe deputetja e legjislaturës së re nga ky subjekt politik Albulena Balaj-Halimaj. Ajo tha se në Nismë e ka gjetur përpkrahje edhe atëherë kur ka qenë në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe nuk është ndalur për asnjë minutë për të arritur atë qka ka dëshiruar.

Kandidatja Shkurta Gashi tha se e sheh Nismën si kanalin ku ka mundësi më të madhe që të kontribuojë për shoqërinë.

    Data: 11 Tetor 2017 20:07
    Autori: GazetaExpress
    • Vushtrria shkon në balotazh, sipas DnV-së

      Vushtrria shkon në balotazh, sipas DnV-së 0

    Të tjera