Kthehu lart

Kabashi i AAK'së synon hapjen e pesë mijë vendeve të punës në Prizren

Kabashi i AAK'së synon hapjen e pesë mijë vendeve të punës në Prizren GazetaExpress

Kandidati për të parin e Prizrenit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulzim Kabashi, ka thënë se synimi i tij kryesor është hapja e 5 mijë vendeve të reja të punës.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se ka ardhur deri te ky konstatim, sepse gjatë bashkëqeverisjes që e ka pasur partia e tij në drejtimin e Komunës së Prizrenit, ka rezultuar që 70 për qind e kërkesave të qytetarëve të drejtohen në aspektin e punësimit.

“Jam fokusuar që punësimi të jetë prioriteti im kryesor. Mendoj se pesë mijë vende të punës janë të arritshme dhe atë përmes funksionalizimi të zonave industriale. Prizreni i ka dy zona industriale – dy plane rregullative detale për këto zona. Njëra veç se është e gatshme, ku rreth 40 hektarë që i kemi investuar në 3 vitet e fundit, derisa tjetra presim të funksionalizohet brenda dy viteve”, ka shtuar Kabashi. 

    Data: 10 Tetor 2017 21:54
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera